spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:06
HomeKosovaPresidencaOsmani mbështet qëndrimin e Trumpit për 'paqe përmes forcës'

Osmani mbështet qëndrimin e Trumpit për ‘paqe përmes forcës’

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një intervistë për televizionin e njohur amerikan “Fox News”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova mban marrëdhënie shumë të mira me Shtetet e Bashkuara.

Ajo tha se kjo marrëdhënie lidhet me interesat e përbashkëta, angazhimit për demokraci dhe sundim të ligjit, dhe përkushtimit për të bashkëpunuar në mënyrë të gjerë me SHBA-në në çështjet rajonale dhe globale.

- Advertisement -

“Kosova është ndër vendet më pro-amerikane në botë. Për ne, partneriteti me SHBA-në është i pazëvendësueshëm. Ai bazohet në vlera të përbashkëta, demokraci dhe sundim të ligjit”.

Në lidhje me situatën me Serbinë, Osmani ka përmendur moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, tensionet politike dhe nevojën për dialog konstruktiv.

- Advertisement -

“Ne duam paqe dhe stabilitet në rajon, por kjo mund të arrihet vetëm nëse Serbia heq dorë nga politikat destabilizuese dhe zbaton marrëveshjet për të cilat është angazhuar”.

Në intervistë ajo është pyetur rreth idesë së presidentit Trump për të promovuar “paqen përmes forcës”.

“Shumë herë paqja garantohet vetëm kur ekziston forcë e mjaftueshme për të ndalur agresorët. Është e rëndësishme që bota demokratike të qëndrojë e bashkuar dhe e fortë përballë kërcënimeve”.

Osmani është pyetur për adresimin e saj që do ta bën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke nënvizuar nevojën që Kosova të ketë një zë të fortë në institucionet ndërkombëtare.

“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të përcjell mesazhin e popullit të Kosovës: ne jemi të përkushtuar për paqe, stabilitet dhe partneritet me aleatët tanë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat