spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:34
HomeKosovaOsmani mbështet shqiptarët e Luginës në realizimin e të drejtave

Osmani mbështet shqiptarët e Luginës në realizimin e të drejtave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’i mbështetur vazhdimisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet më të larta për të drejta të njeriut.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 4 persona, Zyra Ovale dhe teksti

“Presidentja dhe kryetari Pajaziti diskutuan edhe për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga këto komuna, duke theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave me të cilat përballen ata. Kryetari i Bujanocit falënderoi presidenten për ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Luginë në të gjitha forumet ndërkombëtare, ndërkaq diskutuan edhe për një sërë iniciativash nëpërmjet të cilave mund të përkrahen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat