Presidentja Osmani diskutohet bashkëpunimin me Kryeministrin britanik Starmer
storm•/Presidenca; Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ku është diskutuar përforcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve. Gjithashtu, në takim u theksua marrëveshja e fundit dypalëshe në fushën e emigracionit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e menaxhimit të kësaj sfide.
Osmani shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar, duke vlerësuar lidhjen e fortë mes dy vendeve.