Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar në profilin e saj në “Facebook” një fotografi në të cilën shihet ajo në mes presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron.
“Aleanca euroatlantike”, ka shkruar Osmani përkrah fotografisë.
Presidentja e Kosovës iu bashkua dje liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame.
Ajo mbrëmë publikoi një fotografi ku shihej duke i shtrënguar duart me Donald Trump.



