Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Xhemail Mustafën, në 25-vjetorin e vrasjes.
“Në këtë përvjetor kujtojmë me nderim Xhemail Mustafën, një nga zërat më të artikuluar të lirisë, intelektualin që me penë, guxim e vizion mbrojti idealin e Kosovës së pavarur. Ai ishte bashkëpunëtori i palëkundur i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe një prej arkitektëve të mendimit politik që na çoi drejt shtetit që kemi sot. Por, plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi. Zbardhja e kësaj vrasjeje politike nuk është vetëm kërkesë morale, por detyrim i Republikës. Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Xhemail Mustafës!”, tha Osmani.



