spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:44
HomeKosovaOsmani nga Kolumbia: Thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave

Osmani nga Kolumbia: Thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumbi, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Kjo përkoi me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke theksuar urgjencën e adresimit të këtyre çështjeve globale.

- Advertisement -

Gjatë fjalimit të saj, Presidentja Osmani u shpreh se dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një sfidë globale që kërkon veprime të përbashkëta dhe të menjëhershme.

“Derisa çdo grua të mos jetë e lirë nga dhuna, asnjë prej nesh nuk do të jetë vërtetë e lirë”, tha ajo mes tjerash.

- Advertisement -

Presidentja bëri thirrje për angazhim më të madh ndërkombëtar për të parandaluar dhe ndëshkuar dhunën seksuale si armë lufte, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e grave kudo në botë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat