spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
18:30
HomeKosovaOsmani nga SHBA: Theksohet rëndësia e forcimit të raporteve dypalëshe

Osmani nga SHBA: Theksohet rëndësia e forcimit të raporteve dypalëshe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me delegacionin amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ka theksuar rëndësinë e forcimit të raporteve ndërshtetërore, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe të zhvillimit ekonomik.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

- Advertisement -

“Në Dayton, pata nderin të takoj Delegacionin e Kongresit Amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Michael Turner, udhëheqës i Delegacionit të ShBA-ve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në takim, së bashku me kongresistët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson, biseduam për mënyrat konkrete për ta thelluar më tej bashkëpunimin me aleatin kryesor të popullit të Kosovës, sidomos në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik. Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Osmani në profilin e saj në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat