Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Paris ka takuar presidentin e ri të zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe e ka përgëzuar për fitoren e tij, në emër të popullit të Kosovës.
Në një postim në platformën “X”, Osmani ajo theksoi rëndësinë e partneritetit të fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë”, shkroi Osmani.
“Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”.
Osmani u takua me Trump-in në Paris, pari morri pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales ikonike Notre Dame.



