spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeKosovaPresidencaOsmani përfaqëson Kosovën në Forumin Alpbach në Austri

Osmani përfaqëson Kosovën në Forumin Alpbach në Austri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka ndarë momenti nga Forumi Alpbach në Austri, duke thënë se kishte një bashkëbisedim frymëzues me të rinj e të reja, që siç tha ajo, do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë.

Osmani u shpreh se kanë diskutuar për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri.

- Advertisement -

“Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim”.“Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to”, ka shkruar tutje Osmani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat