Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar presidentin amerikan, Donald Trump, për nënshkrimin e planit të paqes në Gaza, duke kërkuar që i njëjti të zbatohet plotësisht.
Osmani tha në rrjetin “X” se “kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë, duke u dhënë familjeve të panumërta mundësinë për të jetuar në siguri, dinjitet dhe liri”.
Postimi i plotë:
Sot shënohet fillimi i një agimi të ri dhe një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme me nënshkrimin e Planit të Paqes në Gaza.
Nëpërmjet lidershipit vendimtar dhe të guximshëm të Presidentit Donald Trump dhe angazhimit të të gjithë udhëheqësve që punuan pa u lodhur drejt këtij qëllimi, ky moment shprese i shumëpritur është bërë realitet.
Kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë, duke u dhënë familjeve të panumërta mundësinë për të jetuar në siguri, dinjitet dhe liri.
Ne i nxisim të gjitha palët të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të zbatojnë plotësisht planin e paqes të @POTUS.