spot_img
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
22:09
HomeKosovaOsmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri gjerman, Rainer Rudolph

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri gjerman, Rainer Rudolph

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Osmani i uroi ambasadorit të ri gjerman mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tij diplomatik në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë.

- Advertisement -

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë, Rainer Rudolph

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rudolph mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tij diplomatik në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit tonë.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleate e fuqishme e Kosovës dhe një mbështetëse e palëkundur në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, si dhe kontributi i çmuar i mërgatës sonë në Gjermani, e cila përmes angazhimit dhe investimeve të saj po forcon lidhjet mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidentja Osmani shprehu bindjen se partneriteti i ngushtë ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë gjatë mandatit të ambasadorit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat