spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
10:33
HomeKosovaPresidencaOsmani pret liderët, kur do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Osmani pret liderët, kur do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ditë pas dështimit të votimit të Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet me drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi do të zhvillohet sot në orën 10:30. Deri tani, si data të mundshme për zgjedhjet përmenden 21 dhe 28 dhjetori.

- Advertisement -

Të mërkurën, votimi për formimin e qeverisë së re dështoi. Me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime, Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mandatin e kryeministrit.

Partitë politike i kërkuan Presidentes Osmani që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat