spot_img
E premte, 20 Shkurt, 2026
23:15
HomeKosovaOsmani pritet në DASH nga Sekretarit i Shtetit, Marco Rubio

Osmani pritet në DASH nga Sekretarit i Shtetit, Marco Rubio

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ajo është pritur në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Në njoftimin e Osmanit, thuhet edhe se, ajo dhe Rubio kanë diskutuar për forcimin e aleancës mes dy shteteve, dhe se, ajo e ka falënderuar atë për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes.

- Advertisement -

“Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik”, ka shkruar Osmani mes tjerash.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj! 🇽🇰🇺🇸

Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyçe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat