spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
13:12
HomeKosovaOsmani priti komandantin e ri të KFOR-it, biseduan për kërcënimet dhe dronët...

Osmani priti komandantin e ri të KFOR-it, biseduan për kërcënimet dhe dronët që vijnë nga Serbia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas marrjes së detyrës së komandantit të KFOR-it, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bërë të ditur se dje ka pritur në takim gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

“Me këtë rast, presidentja Osmani e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it dhe për rikthimin e tij në Kosovë duke shprehur besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Në këtë frymë, ajo ritheksoi mirënjohjen e saj për angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë ushtarakëve që shërbejnë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

- Advertisement -

Gjithashtu, bëhet e ditur se duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, presidentja potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet tona të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat