spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
15:02
HomeKosovaOsmani reagon pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

Osmani reagon pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që ndodhën në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në Kumanovë në fundjavë mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Osmani i ka quajtur të papranueshme thirrjet dhe tha se ato cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se është shqetësuese që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Maqedoni të Veriut ende nuk kanë reaguar. Ajo ka bërë thirrje që të merren masa të menjëhershme ndaj atyre që kanë bërë thirrje të tilla.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër. Edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

- Advertisement -

Osmani ka shtura se sporti duhet të jetë mjet bashkimi e jo platformë për ideologji të errëta.

“U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE. Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”, thuhet në reagimin e Osmanit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat