spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
06:12
HomeKosovaPresidencaOsmani reagon për vërshimet: FSK e gatshme, qytetarët të jenë vigjilentë

Osmani reagon për vërshimet: FSK e gatshme, qytetarët të jenë vigjilentë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas vërshimeve në disa pjesë të Kosovës, presidentja, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetareve për vigjilencë dhe respektim të udhëzimeve për përballimin me sukses të kësaj situate.

Osmani tha se është në kontakt me kryetarët e komunave të prekura, ndërsa menaxhimi po vazhdon në koordinim me nivelin qendror.

- Advertisement -

“Mirënjohje e thellë për të gjitha institucionet dhe qytetarët që, përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve të sotme, po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtjen e jetës dhe pronës. Sot gjatë ditës kam qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura, të cilët po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren në koordinim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore”, ka shkruar Osmani.

Me këtë rast, e para e shtetit tha se FSK-ja ka shprehur gatishmëri për ofrimin e mbështetjes.

- Advertisement -

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashkë me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja. Situata kërkon kujdes maksimal. U bëj thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente. Bashkëpunimi i ngushtë dhe reagimi profesional mbeten vendimtare për përballimin me sukses të kësaj situate”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat