spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
09:32
HomeKosovaOsmani: SHBA zgjodhi Kosovën shtet themelues për përvojën në paqe dhe shtetndërtim

Osmani: SHBA zgjodhi Kosovën shtet themelues për përvojën në paqe dhe shtetndërtim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për ftesën që mori nga presidenti amerikan Donald Trump që Kosova të jetë anëtare e Bordit të Paqes.

Ajo tha se ndër arsyet pse Kosova u zgjodh nga SHBA që të jetë në këtë grup shtetesh anëtare është edhe përvoja e saj në shtetndërtim e në ndërtimin e paqes.

- Advertisement -

“SHBA ka përzgjedhur pikërisht Kosovën në mesin e disa shteteve që janë anëtare themeluese, duke pasë parasysh përvojën e Kosovës në shtetndërtim, në ndërtim të paqes, në ndërtim të aleancave, përvojë kjo që do të mund të ndihmojë në ndërtimin e paqes edhe në vendet e tjera të botës”, tha ajo para gazetarëve.

Osmani tha se beson se kjo organizatë do të jetë ndër më të suksesshmet në historinë moderne të botës.

- Advertisement -

“Me krenari të madhe kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump, e falënderoj për besimin dhe gatishmërinë e tij që të punojë edhe për një kohë të gjatë për realizimin e këtij misioni për paqe dhe siguri në botë. Dhe ne si Republikë e Kosovës, sado që jemi shtet i vogël, mund të kemi kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar shumë afër me Shtëpinë e Bardhë në mënyrë që kontributi ynë të jetë konkret, të jetë specifik dhe të jetë domethënës”.

Bordi i Paqes pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës dhe kryetar i tij është vetë Trump.

Për të qenë pjesë e këtij bordi u ftua edhe Shqipëria.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat