spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
12:04
HomeKosovaOsmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë

Osmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të fillojë një vizitë zyrtare në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Vizitën e fundit në Hungari, Osmani e pati bërë në nëntor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi për media nga Presidenca, u bë e ditur se vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin “Kossuth Lajos” në Budapest, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim të përbashkët.

“Në kuadër të vizitës, Presidenti Sulyok do të shtrojë drekë zyrtare për Presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial Sándor. Presidentja Osmani, gjatë vizitës në Hungari, do të pritet gjithashtu nga László Kövér, kryetar i Parlamentit të Hungarisë.
Në kuadër të agjendës, Presidentja Osmani po ashtu do t’i drejtohet studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd me një ligjëratë dhe diskutim me temën “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane: Bashkëpunimi rajonal, angazhimi global dhe rruga përpara”, ku do të shpalosë prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë integrimin euroatlantik”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat