spot_img
E diel, 29 Mars, 2026
11:14
HomeKosovaOsmani takohet me ambasadorin turk, flasin për diplomacinë, ushtrinë dhe...

Osmani takohet me ambasadorin turk, flasin për diplomacinë, ushtrinë dhe…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin turk, Sabri Tunc Angili, me të cilin kanë diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë diplomacinë e mbrojtjen.

Osmani në këtë takim me diplomatin turk ka folur edhe për ndeshjen në mes të Kosovës dhe Turqisë që do të luhet të martën e javës që po vjen në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

- Advertisement -

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë. Presidentja vlerësoi rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare.

“Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angılı dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

“Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për FIFA World Cup 2026 qualifiers ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë”, njofton presidenca.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat