spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:42
HomeKosovaPresidencaOsmani takohet me Hargreaves, flasin për sigurinë

Osmani takohet me Hargreaves, flasin për sigurinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Presidenca ka njoftuar se në takim Osmani e ka shtruar nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si hap drejt përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO.

- Advertisement -

“Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në reformat institucionale dhe promovimin e sundimit të ligjit, ndaj Presidentja Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e deritashme në fushën e mbrojtjes. Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit strategjik në këtë fushë, si hap drejt përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, presidentja Osmani po ashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programin e bursave Chevening dhe diskutoi mundësitë për zgjerimin e shkëmbimeve arsimore dhe kulturore, si dhe për forcimin e partneritetit në këto fusha.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat