spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:07
HomeKosovaPresidencaOsmani takohet me kryediplomaten finlandeze, Elina Valtonen

Osmani takohet me kryediplomaten finlandeze, Elina Valtonen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila njëkohësisht është edhe kryesuese e OSBE-së në Prishtinë.

Gjatë takimit, Osmani e falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset e shtetndërtimit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.

- Advertisement -

Në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së, znj. Valtonen u informua nga Osmani mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e institucioneve ndaj paqes dhe stabilitetit si dhe zbatimin e rendit dhe ligjit.

Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut.

- Advertisement -

Në këtë kontekst, Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t`i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të njeriut.

Diplomatja finlandeze do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Pas takimeve, Valtonen do të t’ju drejtohet mediave në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat