spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:26
HomeKosovaPresidencaOsmani takohet me Metsola, diskutuan për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Osmani takohet me Metsola, diskutuan për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, ka thënë se ka takuar sot miken e popullit tonë, presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani në një postim në Facebook, ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, si dhe sfidat në këtë rrugë.

- Advertisement -

“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avansimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë”, ka shkruar Osmani.

Edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në një postim në platformën X, ka bërë të ditur për takimin që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

- Advertisement -

“Me Presidenten Vjosa Osmani, diskutova për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane… Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të çojë në përparim ”, ka shkruar, pos tjerash, Metsola në platformën “X”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat