spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeKosovaPresidencaOsmani takohet me Rohde, diskutojnë për procesin e konstituimit të institucioneve

Osmani takohet me Rohde, diskutojnë për procesin e konstituimit të institucioneve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në fokus të takimit, sipas njoftimit nga Presidenca, ishin zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja.

- Advertisement -

“Me këtë rast, u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin. Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje, theksohet se Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat