Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington D.C ka takuar Kongresistin republikan, Mike Lawler.
Osmani ka falënderuar kongresistin për mbështetjen e Kosovës në avancimin e synimeve strategjike.

“Pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me Kongresistin republikan Mike Lawler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta”, ka shkruar presidentja.



