spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:28
HomeKosovaPresidencaOsmani takon përfaqësuesit e gjigantëve të teknologjisë, kërkon përfshirjen e plotë të...

Osmani takon përfaqësuesit e gjigantëve të teknologjisë, kërkon përfshirjen e plotë të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe përfaqësues nga kompanitë gjigante Google dhe Amazon.

Ajo ka thënë se në këto takime kanë diskutuar mbi bashkëpunimin ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimin digjital.

- Advertisement -

“Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë e Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale”, ka shkruar Osmani në Facebook.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat