Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin institucional.
Postimi i plotë:
Presidentja Osmani ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-ve, Anu Pratipati
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Pratipati.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë.
Si gjithnjë, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës.



