Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një video, e cila është realizuar nga festa në ambasadën amerikane në Prishtinë, Osmani ka bërë me dije se kosovaret janë populli më proamerikan në botë.
Në këtë video, presidentja Osmani ka bërë me dije se Kosova e di se kush janë miqtë e saj.
“Një gjë mbetet kristal e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës: Ne e dimë kush janë miqtë tanë: Ne e dimë kush na qëndroi pranë kur ishte më e rëndësishme: Njerëzit amerikanë kanë qëndruar me Kosovën”, ka thënë Osmani.



