spot_img
E martë, 17 Mars, 2026
00:31
HomeKosovaOsmani uron Luana Bajramin për fitimin e Oscar-it

Osmani uron Luana Bajramin për fitimin e Oscar-it

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar aktoren shqiptare Luana Bajrami-Rahmani dhe të gjithë ekipin pas suksesit të madh në ceremoninë e 98-të të çmimeve ‘Oscars’, ku filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” u shpall fitues i kategorisë Best Live Action Short Film.

Në postimin e saj në “X”, Osmani e ka përshkruar Bajramin si një aktore të guximshme, e cila përfaqëson më të mirën e rinisë kosovare: talent, vendosmëri dhe besim për të ndjekur ëndrrat më të mëdha.

- Advertisement -

“Urime Luanës Bajrami-Rahmani dhe gjithë ekipit pas filmit të shkurtër që fitoi ‘Oscar’, “Two People Exchanging Saliva”, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Veprimit të Drejtpërdrejtë”, shkruan Osmani.

Filmi, ku Bajrami luan rolin kryesor, tregon historinë e një shitëseje në një dyqan luksoz dhe trajton temëra si lufta e mentaliteteve dhe kontrolli shoqëror. Gjatë ceremonisë, aktorja u ngjit edhe vet në skenë për të marrë çmimin prestigjioz.

Oscar për filmin ku luan aktorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat