spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
14:26
HomeKosovaOsmani viziton Nënën Stanë Gashi, heroinën që i hapi shtëpinë luftëtarëve të...

Osmani viziton Nënën Stanë Gashi, heroinën që i hapi shtëpinë luftëtarëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se, me rastin e festës së Pashkëve, bashkë me familjen e saj vizituan “Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

- Advertisement -

Osmani tha se “para pak muajsh kisha nderin që Nënën Stanë ta dekoroj me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, sepse kjo nënë, dëshmoi në kohët më të rënda, se është simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

- Advertisement -

“Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Osmani.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Postimi i plotë:

Për festën e  Pashkëve, në frymën e dashurisë, respektit dhe shpresës, familja jonë vizituam Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit.

Para pak muajsh kisha nderin që Nënën Stanë ta dekoroj me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, sepse kjo nënë, dëshmoi në kohët më të rënda, se është simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun. Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përulje e thellë dhe nderim për këtë familje madhështore, e cila mishëron krenarinë e malësisë dhe zemrën e pashoqe të Nënës Stanë, nënës së luftës për njerëzoren, lirinë dhe paqen.

Pashkë të bardha e të bekuara për të gjithë!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat