spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:06
HomeKosovaPresidencaOsmani zhvillon takim me të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së

Osmani zhvillon takim me të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit, Osmani dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ruajtur stabilitetin dhe për të çuar përpara reformat demokratike.

- Advertisement -

Presidentja Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati -2

Presidenca njoftoi se në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

- Advertisement -

Me këtë rast, Osmani edhe njëherë konfirmoi angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar thellimin e partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat