spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
08:29
HomeKosovaOVL-UÇK Pejë: Nismë për pastrimin e listave të veteranëve, “për ta ruajtur...

OVL-UÇK Pejë: Nismë për pastrimin e listave të veteranëve, “për ta ruajtur dinjitetin”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë ka shpallur një nismë për “përgatitjen dhe pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së” në këtë komunë.

Kjo nismë, u tha se po ndërmerret me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të qytetit, si nevojë “për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës”.

- Advertisement -

“Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Dega në Pejë, shpall nismën për përgatitjen dhe pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së në Komunën e Pejës. Kjo iniciativë vjen si nevojë për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, për të respektuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për liri dhe për të ndarë me përgjegjësi e drejtësi emrin e shenjtë të luftëtarit të UÇK-së”, thuhet mes tjerash në njoftimin e degës së OVL-UÇK-së në Pejë.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Pejë, shpall nismën për përgatitjen dhe pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së në Komunën e Pejës.

Kjo iniciativë vjen si nevojë për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, për të respektuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për liri dhe për të ndarë me përgjegjësi e drejtësi emrin e shenjtë të luftëtarit të UÇK-së.

Ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët dhe strukturat lokale që të jenë pjesë e këtij angazhimi të përbashkët, për të ruajtur të pastër historinë dhe të shenjtë kontributin e secilit luftëtar të vërtetë.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

Nderim të gjithë luftëtarëve të lirisë!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat