spot_img
E martë, 21 Tetor, 2025
19:48
HomeKosovaOVL UÇK: Vendimi i Hagës mohon krimet serbe në Kosovë

OVL UÇK: Vendimi i Hagës mohon krimet serbe në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dënuar ashpër vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar shumicën e provave të paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqi, prova që dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ky veprim, sipas kësaj organizate, është i papranueshëm dhe përbën një tjetër dëshmi të qasjes së njëanshme të kësaj gjykate, e cila po përpiqet ta paraqesë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës jashtë kontekstit të saj historik, duke mohuar krimet që sollën shkatërrim dhe gjenocid në vendin tonë.

- Advertisement -

“Të shpallësh të ‘parëndësishme’ dëshmitë për masakrat dhe krimet serbe do të thotë të mohosh të vërtetën dhe dhimbjen e një populli që luftoi për liri. Kjo është një fyerje për drejtësinë dhe kujtesën historike të Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje OVL UÇK-ja thekson se ky vendim i padrejtë është edhe një arsye më shumë për të protestuar dhe për të ngritur zërin kundër kësaj padrejtësie që po u bëhet çlirimtarëve të Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat