spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
11:08
HomeKosovaPacolli në Londër takohet me Pierce, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit

Pacolli në Londër takohet me Pierce, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, zhvilloi takim në Londër me të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Në këtë takim, e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, sipas njoftimit të ministrisë, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

- Advertisement -

“Gjatë këtij takimi, ministrja Pacolli prezantoi prioritetet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke vlerësuar lart ndihmën dhe ekspertizën e çmuar britanike që po mbështet reformat drejt zhvillimit të Kosovës. U theksua veçanërisht rëndësia e planifikimit hapësinor si një mjet kyç për të garantuar gjithëpërfshirje dhe barazi për të gjithë qytetarët pa dallim”, njofton ministria.

Po ashtu, ministrja Pacolli shprehu mirënjohje për pritjen e ngrohtë të Dame Karen Pierce dhe për gatishmërinë e saj të vazhdueshme për të qëndruar krah Kosovës në adresimin e sfidave të përbashkëta.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat