Pacolli fiton arbitrazhin ndaj Kosovës për rastin e Grandit
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur një fitore të rëndësishme në procesin arbitrar ndërkombëtar që ka zgjatur për gati një dekadë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli njoftoi se kompania e tij, Mabco Construction Int., ka fituar rastin ndaj shtetit të Kosovës për çështjen e pronësisë së Hotel Grandit.
Sipas vendimit të arbitrazhit, Qeveria e Kosovës është e detyruar:
1.Të kthejë shumën e paguar nga Mabco në vitin 2006, për objektin që nuk iu njoh kurrë si pronë për shkak të refuzimit të Pacollit për të paguar “haraç”.
Pacolli e cilësoi këtë fitore si një dëshmi të qartë se “E drejta vonohet, por gjithmonë del në dritë.”
Ai theksoi disa mesazhe kyçe që sjell ky vendim:
•“Çfarë nuk është e jotja, kurrë nuk mund të bëhet e jotja” – një mesazh drejtuar atyre që kanë tentuar të përvetësojnë pronën në mënyrë të padrejtë.
•Nevoja për një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, që mbron të drejtat e investitorëve dhe krijon siguri për investimet e huaja dhe vendore.
•Vendimi konsiderohet edhe si një obligim për Qeverinë që të kthejë pagesën e bërë nga Mabco për një pronë të cilën shteti refuzoi ta njohë si të tillë, pavarësisht marrëveshjes së qartë dhe njoftimeve zyrtare.
Pacolli nuk la pa përmendur edhe emrin e Zylqif Berishës, të cilin e akuzoi për tentativa mashtrimi dhe pengesa që, sipas tij, kanë zgjatur për 18 vite. “Në fund, drejtësia triumfoi dhe Berisha mund ta shohë Grandin vetëm nga distanca,” shkroi Pacolli.
Kjo fitore, sipas Pacollit, është një hap drejt vendosjes së drejtësisë dhe një kujtesë se investitorët duhet të mbrohen për të garantuar zhvillimin ekonomik të vendit.