spot_img
E hënë, 23 Shkurt, 2026
23:40
HomeKosovaPagesa prej 3 eurosh për personat shoqërues të pacientëve, reagon SHSKUK

Pagesa prej 3 eurosh për personat shoqërues të pacientëve, reagon SHSKUK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka publikuar versionin e tij lidhur me siç thonë “bashkëpagesën prej 3 euro për 24 orë qëndrim të personave shoqërues mbi moshën 15 vjeç”, gjë që u diskutua shumë në publik ditën e sotme.

Sipas SHSKUK, “ky vendim buron nga Udhëzimi Administrativ për bashkëpagesat për shërbimet shëndetësore”.

- Advertisement -

“Është me rëndësi të theksohet se në Udhëzimin Administrativ paraprak tarifa për personin shoqërues ka qenë 5 euro për 24 orë. Me Udhëzimin Administrativ aktual i cili është miratuar në vitin 2024 kjo shumë është ulur në 3 euro, si pjesë e rishikimit të përgjithshëm të politikës së bashkëpagesave, përmes së cilës jo vetëm që është reduktuar kjo tarifë, por njëkohësisht sistemi publik shëndetësor në Kosovë vazhdon të ofrojë shumicën dërrmuese të shërbimeve pa pagesë për qytetarët”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sqaron opinionin publik lidhur me bashkëpagesën prej 3 euro për 24 orë qëndrim të personave shoqërues mbi moshën 15 vjeç.

Ky vendim buron nga Udhëzimi Administrativ për bashkëpagesat për shërbimet shëndetësore.

Është me rëndësi të theksohet se në Udhëzimin Administrativ paraprak tarifa për personin shoqërues ka qenë 5 euro për 24 orë. Me Udhëzimin Administrativ aktual i cili është miratuar në vitin 2024 kjo shumë është ulur në 3 euro, si pjesë e rishikimit të përgjithshëm të politikës së bashkëpagesave, përmes së cilës jo vetëm që është reduktuar kjo tarifë, por njëkohësisht sistemi publik shëndetësor në Kosovë vazhdon të ofrojë shumicën dërrmuese të shërbimeve pa pagesë për qytetarët.

Për më tepër, si rezultat i Udhëzimit të ri Administrativ për bashkëpagesa, shumë shërbime shëndetësore ofrohen me kosto mbi dhjetëfish më të ulët krahasuar me Udhëzimin Administrativ paraprak.

Kjo bashkëpagesë nuk aplikohet për pacientin, por lidhet me shfrytëzimin e hapësirave dhe resurseve spitalore nga persona që nuk janë pacientë.

Përjashtim nga kjo bashkëpagesë bëjnë Klinika e Onkologjisë dhe klinikat ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të hospitalizuar edhe në klinika të tjera brenda QKUK-së.

Sa i përket pacientëve me sëmundje kronike, menaxhmenti i QKUK-së është duke zhvilluar diskutime të brendshme dhe ndërinstitucionale lidhur me trajtimin e bashkëpagesave për këtë kategori, me synim adresimin e nevojave specifike të tyre.

Është e rëndësishme të sqarohet se roli i personit shoqërues është mbështetës dhe emocional. Kujdesi shëndetësor mbetet përgjegjësi e stafit profesional. Çdo pretendim për mangësi në ofrimin e shërbimeve duhet të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë dhe jo të përgjithësohet.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat