spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:04
HomeBotaAziaPamje të frikshme, orteku mbulon ekskavatorin, shoferi turk shpëton për mrekulli

Pamje të frikshme, orteku mbulon ekskavatorin, shoferi turk shpëton për mrekulli

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ortek në Şırnak të Turqisë juglindore ka goditur një ekskavator, i cili po përdorej në përpjekjet për heqjen e borës në atë rajon.

Ngjarja ka ndodhur teksa ekipet e Administratës Speciale Provinciale po punonin për të pastruar rrugën që të çon në një fshat atje, rruga e cila ishte e bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës, raporton Anadolu.

- Advertisement -

Në atë kohë, orteku goditi ekskavatorin, shoferi i të cilit me celular regjistroi momentin e ortekut që goditi mjetin që ai përdorte për të pastruar borën.

“Mjeti ka ngecur plotësisht në dëborë. Nuk mund të lëviz fare. Mund të marr frymë, falënderoj o Allah. Unë nuk mund të lëviz”, shihet në pamje duke thënë shoferi.

- Advertisement -

Me marrjen e alarmit, në vendngjarje u dërguan makineri shtesë për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit arritën te shoferi, i cili ishte bllokuar brenda ekskavatorit dhe e nxorën shëndoshë e mirë.

Shoferi u transportua më pas në Spitalin Shtetëror në Beytüşşebap, ku mjekët konfirmuan se gjendja e tij është e qëndrueshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat