spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
10:36
HomeKulturëPandi Raidhi, figurë e dashur e skenës dhe ekranit

Pandi Raidhi, figurë e dashur e skenës dhe ekranit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

105 vjet më parë lindi aktori i shquar shqiptar, Pandi Raidhi.

Ai ishte një prej figurave më të dashura të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Aktori ndërroi jetë në Tiranë në vitin 1999.

- Advertisement -

Pandi Raidhi ishte një nga themeluesit e Estradës Profesioniste të Korçës si dhe aktor themelues i Teatrit “Andon Zako Çajupi”. Debutimin kinematografik e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana”, në vitin 1958.

Mjeshtri i madh i karaktereve Pandi Raidhi realizoi 200 role në teatër dhe 36 role në kinematografi. Disa prej personazheve që janë ngulitur në kujtesën e publikut, Pandi Raidhi i ndërtoi në filmat: “Yjet e netëve të gjata”, “Nëntori i Dytë“, “Tokë e përgjakur”, “Zonja nga qyteti” etj.

- Advertisement -

Pandi Raidhi u kthye shpejt në një figurë të dashur për artdashësit dhe shumë popullore.

Breza të ndryshëm kujtojnë ende batutat e xha Bakos në filmat “Zonja nga qyteti” e “Një shoqe nga fshati”, të Pllaton Bubuqit te “Përballimi”, partizanit Meke te “Krevati i Perandorit”, si dhe interpretimet e tij në “Liri a vdekje”, “Familja ime”, “Rrethimi i vogël”, “Nëntori i dytë” dhe “Njerëz në rrymë”, që ishte edhe filmi i tij i fundit. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat