Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të mbetet kritike, megjithatë, sipas një njoftimi të bërë nga Zyra e Vatikanit, nuk ka pasur asnjë krizë të re frymëmarrjeje që nga mbrëmja e së shtunës.
Ati i Shenjtë ka përjetuar dy transfuzione gjaku, ndërsa një insuficiencë renale fillestare dhe e lehtë është identifikuar, por aktualisht është nën kontroll.
Papa Françesku, i cili vazhdon të marrë oksigjen, mori pjesë në meshën e shenjtë që u mbajt në mëngjesin e së dielës nga banesa e tij, në katin e 10-të të spitalit Gemelli.
Ai është nën kontroll të kujdesshëm dhe mjekët janë duke e monitoruar me vëmendje çdo ndryshim në gjendjen e tij shëndetësore.



