spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
01:54
HomeBotaPapa Françeskut po i jepet lamtumira e fundit në sheshin Shën Pjetri

Papa Françeskut po i jepet lamtumira e fundit në sheshin Shën Pjetri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, ku ka filluar ceremonia mortore për nder të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, që përfshinte komplikime kardiake.

Ceremonia mortore drejtohet nga Kardinali Giovanni Battista Re. Trupi i Atit të Shenjtë do të varroset në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, në Romë, pranë Kapelës Pauline.

- Advertisement -

Në funeralin e Papës Françeskut po marrin pjesë mbi 50 liderë botërorë. Në këtë ceremoni marrin pjesë  edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, si edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Në Shën Pjetrin, në Vatikan janë të pranishëm edhe mbretër, mbi 52 presidentë, 23 krerë qeverish dhe delegacione nga 166 vende.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat