Bayerni i Mynihut ka bërë një start të shkëlqyer këtë sezon, duke fituar 15 nga 15 ndeshjet e luajtura deri më tani.
Ndër figurat kryesore pas këtij rekordi është Harry Kane, sulmuesi anglez, i cili ka shënuar tashmë 22 gola këtë sezon, duket se është në formë më të mirë se kurrë.
Kjo është arsyeja pse bavarezët po fillojnë të shqetësohen për klauzolën e lirimit në kontratën e ish-lojtarit të Tottenham, e cila hyn në fuqi verën e ardhshme, ku për 65 milionë euro, Kane mund të largohet nga Bayerni.
Kjo nuk është një shumë e madhe për një sulmues i cili, në moshën 32 vjeç, duket se po arrin kulmin e karrierës së tij.
Megjithatë, sulmuesi anglez ka përsëritur vazhdimisht në javët e fundit se është i lumtur në Gjermani dhe nuk ka ndërmend të largohet, të paktën për momentin.



