spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:03
HomeSportPara ndeshjes, Federata spanjolle i referohet Kosovës si “Territori i Kosovës”

Para ndeshjes, Federata spanjolle i referohet Kosovës si “Territori i Kosovës”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Spanja vazhdon me provokimet ndaj Kosovës.

Dhe këtë herë nuk ka munguar as në futboll.

- Advertisement -

Federata Spanjolle e Futbollit, në komunikimet zyrtare i është referuar Kosovës si “Territori i Kosovës”, vetëm pak orë para përballjes mes Kosovës U21 dhe Spanjës U21.

- Advertisement -

Kjo ndeshje, që është e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian U21, zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë reagim zyrtar ndaj këtij skandali.

Spanja është ndër vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, megjithatë pjesëmarrja në garat ndërkombëtare nënkupton respektimin e rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, përfshirë emërtimin zyrtar të shteteve pjesëmarrëse.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat