spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:41
HomeKosovaPara samitit në Shkup, Kurti pritet ngrohtësisht nga Mexhiti i VLEN

Para samitit në Shkup, Kurti pritet ngrohtësisht nga Mexhiti i VLEN

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexheti, njofton se e ka pritur “si mik e vëlla” në pikën kufitare kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, në kuadër të përpjekjeve për përshpejtimin e zbatimit të Planit të Rritjes.

Ai tha se me Kurtin biseduan “me sinqeritet dhe vullnet të përbashkët. Për mundësitë që kemi para vetes. Për bashkëpunimin. Për njerëzit tanë, për vendet tona, për rrugën tonë drejt Evropës. Dhe është mirë kur në këtë rrugë kemi pranë njëri-tjetrin”.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "Future Growth Plani aty Stability, Stability,Unity.Future 小色 Unity, Future Stability, Unity, Future 1 Future 1 Growth Phian uly, 2025 Stability, Unity, Stability,Unity,Futurd Future Stability Future M Stability, Unity, Future Stability, Uni 菌 ture Stability, Gaaden StabilitysUnity, Future Estability M Futu 300 y.Fut"

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot prita në kufi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili do të jetë nesër në Takimin e lidershipit, BE-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes.

E mirëprita si mik, si vëlla, si udhëheqës të një shteti që na qëndron pranë në çdo kohë.

Kjo pritje ishte një shenjë respekti dhe vlerësimi për lidhjet që na bashkojnë, për qasjen e përbashkët që kemi ndaj sfidave të rajonit, dhe për besimin që ndajmë në të ardhmen tonë evropiane.

Biseduam shkurt, me sinqeritet dhe vullnet të përbashkët. Për mundësitë që kemi para vetes. Për bashkëpunimin. Për njerëzit tanë, për vendet tona, për rrugën tonë drejt Evropës. Dhe është mirë kur në këtë rrugë kemi pranë njëri-tjetrin.

Mirë se erdhe, Albin!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat