spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
18:49
HomeKosovaParalajmëron Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike

Paralajmëron Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten, tha se tema kryesore ishte bllokada në Kuvend dhe mënyrat për daljen nga kjo situatë.

Haradinaj theksoi shqetësimin e presidentes për kalimin e kohës dhe mungesën e përparimit.

- Advertisement -

Ai tha se pas vendimit të Kushtetueses ka pasur shpresë për kthimin e votimit të hapur për të arritur një kandidat konsensual.

Ai shtoi se, pavarësisht vendimit të gjykatës, situata mbetet e ngatërruar dhe se nuk dihet si do të tejkalohet bllokada aktuale.

- Advertisement -

“Tema ishte bllokada në Kuvend dhe si me dalë edhe pas vendimit të gjykatës. Presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt, afati është 30 ditor u interesua për mënyrën se si mundet me dalë nga kjo situatë Kosova. Ne kemi shpresuar që pas vendimit VV-ja do ta shfrytëzojë mundësinë për me kthyer në votim të hapur, ne kemi shpresuar që do të mbërrijmë tek një kandidat konsensual, por kemi ngecur tek ky komision që është i gabuar. Për çdo votë që nuk ka kaluar nuk është rikthyer në të kaluarën, çdo gjë që nuk ka kaluar në votim nuk është rikthyer. Kemi ngecur, nuk e di se si do të dalim prej kësaj. Qëllimet i kemi thënë në mënyrë që ta ndihmojmë gjendjen, kemi kërkuar të kthehet praktika e votimit të hapur dhe votimit. Një temë që ishte diskutuar është se çfarë ndodh pas 30 ditësh, gjykata e ka forcuar shumë vendimin”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat