spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
10:35
HomeKosovaParashikimi i motit: Dita e enjte mund të sjellë borë

Parashikimi i motit: Dita e enjte mund të sjellë borë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sipas parashikimeve të motit, dita e enjte mund të sjellë reshje bore në disa zona, duke e zbardhur kështu terrenin.

Temperaturat e ulëta dhe vranësirat e mundshme do të krijojnë kushte për borë, veçanërisht në rajonet malore.

- Advertisement -

Kështu ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova.

Ai thotë se përsëri nga e premtja mund të ketë ngritje të temperaturave dhe rritje të intervaleve kohore me diell.

- Advertisement -

“Po na vjen tash një ciklon i ri prej Atlantikut, do të depërtojë deri mbi Ballkan që është emëruar si stuhia ‘Kaitano’ sipas Agjencionit Meteorologjik Spanjoll”, tha ai.

Rugova tha se gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së premte, sërish parashihet që reshjet e borës të kthehen, e pastaj ditën e shtunë ato pushojnë.

“Pastaj, kemi sërish kthjellim të motit nga dita e diel”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat