spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
04:19
HomeKosovaParashikimi i Motit: Kosova mbulohet nga vranësirat dhe rigat lokale të shiut

Parashikimi i Motit: Kosova mbulohet nga vranësirat dhe rigat lokale të shiut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) dhe institutet meteorologjike të rajonit (IGJEUM në Shqipëri dhe DPHM në Maqedoninë e Veriut), fundjava e parë e shkurtit do të karakterizohet nga një mot dinamik dhe rënie e temperaturave.


Parashikimi për Kosovën (7 – 8 Shkurt 2026)

E Shtunë, 7 Shkurt: Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me kushte për riga lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites.

- Advertisement -
  • Temperaturat: Minimalet do të lëvizin mes 1°C deri 4°C, ndërsa maksimalet mes 7°C deri 10°C.

  • Era: Do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

    - Advertisement -

E Diel, 8 Shkurt: Parashihet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Vranësirat do të jenë më të dendura dhe pritet rënie e vlerave termike. Reshjet e shiut mund të jenë më të theksuara në pjesën perëndimore dhe jugore, ndërsa në viset malore ato pritet të shndërrohen në fjolla bore.

  • Temperaturat: Minimalet do të zbriten në -2°C deri 1°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 6°C.

  • Era: Do të fryjë nga veriu dhe verilindja, herë-herë me vrull.


Moti në Rajon

Shqipëri: E shtunë: Reshjet e shiut do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit, më intensive në veri dhe veriperëndim.

  • E diel: Pritet një ftohje e ndjeshme. Borë në lartësitë mbi 900 metra në verilindje dhe juglindje. Temperaturat në bregdet do të arrijnë deri në 13°C.

Maqedonia e Veriut: E shtunë: Mot i vranët dhe me reshje lokale shiu.

  • E diel: Një front i ftohtë do të përfshijë vendin, duke sjellë reshje bore nëpër male dhe në disa nga vendet më të larta në veri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat