Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu në disa zona, si dhe me shkarkime rrufesh, veçanërisht gjatë orëve të pasdites.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 31 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperëndimit.
Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale gjatë javës nuk do të tejkalojnë 31 gradë Celsius, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i fundit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri lokalisht e forte. Indeksi UV mbetet i lartë, megjithëse në nivele më të ulëta rreziku krahasuar me javën e kaluar.



