Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Temperaturat minimale do të jenë -2 – 0°C, temperaturat maksimale nga 14 – 17, era fryn kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.