spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
22:30
HomeKosovaParashikimi i motit: Reshje bore dhe temperaturat nën zero

Parashikimi i motit: Reshje bore dhe temperaturat nën zero

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se vikendi do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me temperatura të ulëta dhe reshje bore.

“Kjo situatë meteorologjike është rezultat i masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa perëndimore e kontinentit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

- Advertisement -

Sot, moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme bore në zona të ndryshme të vendit.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -2°C deri në 0°C, ndërsa ato maksimale nga 1°C deri në 2°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi deri në 8 m/s.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat