spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeOpinionePartitë në Kosovë “Xhemati” në diasporë

Partitë në Kosovë “Xhemati” në diasporë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Opinionist i rregullt i storm•: Hysen Beqa 

– Fillimisht, duhet të theksojmë se jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë kaluar periudha emigrimesh drejt vendeve të tjera për një jetë më të mirë. Këtë e kanë bërë edhe popuj të tjerë gjatë gjithë historisë, por është interesante të përmendim si shembull emigrimin e italianëve në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit XX, ku numri i të larguarve nga Italia drejt Amerikës, thuhet të ketë qenë rreth 4 milionë.

- Advertisement -

– Megjithatë, diaspora shqiptare dallon nga diasporat e kombeve te tjera, sepse gjithmonë ka rezistuar të asimilohet dhe ka ruajtur lidhjet me vendlindjen.

– Por, kësaj radhe do të flasim për emigrantët e dekadave të fundit, veçanërisht të viteve të fundit, të cilët gjithashtu janë të lidhur edhe më emocionalisht me vendin e tyre sesa gjeneratat më të vjetra të emigrantëve. Përveç kësaj, vendi i tyre paraqet një mundësi të artë investimi për paratë e kursyera dhe një parajsë fiskale për ato të ardhura të fituara jashtë orarit, të njohura si “puna në t’zezë” – kuptohet, para të fituara me mund dhe djersë edhe këto, vetëm se dallimi është që nuk janë të deklaruara.

- Advertisement -

– Arsyeja ndër më kryesoret, për të mos thënë e vetmja arsye, e largimit të tyre drejt Perëndimit janë kushtet e rënda ekonomike dhe pamundësia për të jetuar dinjitetshëm në shtetin e tyre.

– “Meritorët” për këtë gjendje janë qeveritë e periudhave të ndryshme, të cilat nuk kanë siguruar mundësi të mira jetese për qytetarët e tyre – mundësi këto për të cilat janë të obliguara dhe përgjegjëse.

– Siç dihet, qeveritë themelohen nga partitë politike që i fitojnë zgjedhjet, dhe në Kosovë ne shquhemi për zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat vlerësohen lart nga organizatat kompetente, vendore dhe ndërkombëtare.

– Është interesante lidhja emocionale e diasporës me partitë që qeverisin dhe ato që pretendojnë qeverisjen. Siç dihet, roli i diasporës është shumë i madh jo vetëm duke votuar nga larg, por edhe me ardhjen e tyre dhe ndikimin që kanë në familjet dhe rrethin shoqëror ku gravitojnë.

– Prandaj, partitë politike të Kosovës i targetojnë votuesit e diasporës, ku garantimi i mbështetjes së tyre në masë është një ogur i mirë dhe pothuajse garantues i fitores në gjithë vendin.

– Por, është çuditëse se si është e mundur të manipulohet kaq lehtë kjo masë votuesish në diasporë dhe t’i bindin për të votuar, kur dihet mirëfilli se arsyeja e largimit të tyre është pikërisht mos sigurimi i një jete më të mirë nga qeverisjet e këtyre partive. Përtej kësaj çudie, më intrigon aftësia e përvetësimit të kësaj shtrese votuesish duke u premtuar asgjë dhe përmes asgjëje të sigurojnë mbështetje, ndonjëherë edhe masive.

– Duket se në aftësinë e partive politike ekziston një djallëzi e fshehtë që shprehet duke nxjerrë nga brenda mllefin që ata kanë akumuluar ndër vite ndaj vendlindjes së tyre, e cila nuk ka arritur t’u sigurojë jetesë të dinjitetshme. Përmes këtij mllefi, ata duket sikur shfryjnë epshet hakmarrëse ndaj njërës apo tjetrës organizatë politike në mënyrë rrethore dhe ricikluese, herë ndaj njërës e herë ndaj tjetrës, ndërkohë që qeverisjet e kohë pas kohëshme, në raport me diasporën kanë qenë dhe janë pothuajse të njëjta për nga rezultati dhe kualiteti i punës nga partitë e vendit të tyre, në favor të tyre.

– Prandaj, jam në mes të mendimit nëse e gjithë kjo është një keqpërdorim i dashurisë së tyre për vendlindjen apo një degradim i personalitetit të tyre deri në masën e varshmërisë së pashërueshme nga “sindromi i Stokholmit”.


PS:. Ky opinion përfaqëson qëndrimet e paedituara të autorit dhe jo të storm•

Lexo nga Hysen Beqa, edhe:

“Lëvizja e Deçanit” përtej snobizmit

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat