Eliminimi i Edit pas përplasjes së ashpër që kishte me Arditin duket se ka lënë pasoja të forta tek ish-banori.
Megjithëse kanë kaluar mbi 36 orë nga dalja prej shtëpisë së famshme, nga Edi nuk ka asnjë gjurmë në rrjete sociale, si ndodh zakonisht ku lojtarët dalin me një status me falenderime apo shprehje paknaqësie.
Por Edi veproi ndryshe, ktheu profilin e tij në Privat.
Nuk dihet nëse kjo është tërheqje taktike, revoltë ndaj rezultatit apo strategji për të shtuar ndjekësit?
Megjithatë, heshtja e tij po bën më shumë zhurmë sesa fjalët.
E në publik shumë kanë aluduar se largimi i tij është bërë me vendim të produksionit, pasi në shtëpi ka pasur shkelje rregullash e veprime shumë më të rënda se Edi dhe nuk u mos asnjë masë.
A po përgatit “Cobra” diçka, apo thjesht ka vendosur të zhduket për pak kohë?
Kjo mbetet të shihet ditëve në vijim.



